Site icon Telegrafi

Veliu: Mund të kërkoj falje për deklaratën ndaj Vjosa Osmanit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar për deklaratën që kishte bërë sot ndaj Vjosa Osmanit.

Veliu në “Debat Plus” thotë se ai nuk i ndanë në burra dhe gra ata që merren me politikë.

“Qëllimi i deklaratës sime nuk ka qenë që ta fyej në baza gjinore. Unë kam thënë se asaj nuk po i mjafton ta shkarkoj një kryesi…Gjithmonë kam fol në kontekstin politik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se jam ndjerë keq për këto reagime pasi nuk e ka thënë në atë kontekst siç është marrë.

“Unë mund të kërkoj falje pasi është hera e parë që më del diçka e tillë në opinion. Nuk e kam fyer askënd deri më tani në asnjë bazë”, tha ndër të tjera Agim Veliu./Telegrafi/

Exit mobile version