Site icon Telegrafi

Veliu mbajti takim virtual me ambasadorin amerikan, Kosnett – flasin për prioritetet e MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Në njoftimin e bërë për media nga MPB thuhet se temë kryesore e këtij takimi ishin prioritet e Ministrisë me theks të veçantë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë rast, ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi.

Në anën tjetër, Ambasadori Amerikan Philip Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version