Site icon Telegrafi

Veliu: Lumirit iu deshën një vit ta pranojë se Osmani nuk është presidente e të gjithëve, ajo sillet me të sipas thënies “E kapërceva lumin…”

Ish-nënkryetari i LDK-së, njëherit edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas një deklarate të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ditë më parë tha se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Abdixhikut i është dashur një vit që të kuptojë një gjë të tillë.

“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!”, shkruan Veliu.

Ai madje thotë se sjellja e Osmanit ndaj Abdixhikut përkon me thënien “E kapërceva lumin…”.

Postimi i plotë:

Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.

Shumë normale kjo.

Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.

Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!

Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti. /Telegrafi/

Exit mobile version