Telegrafi

Veliu: LDK do të qëndrojë në opozitë, Qeverinë le ta bëjë PDK me VV-në (Video)

Agim Veliu ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen, pasi formimi i institucioneve u takon dy partive fituese, PDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Qëndrimi i fundit i përgjithshëm ka qenë që e drejta apo mundësia u takon atyre subjekteve politike që i kanë fitua zgjedhjet, në këtë rast Partisë Demokratike dhe Vetëvendosjes që të bëhen bashkë – ashtu sikurse janë bërë bashkë me rrëzua qeverinë, të bëhet bashkë me ndërtue Qeverinë. Ata kanë vota të mjaftueshme, e ne do të qëndrojmë në opozitë“, shtoi më tej ai.