Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se LDK nuk e përkrah protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë të shtunë më 29 shtator.
Veliu ka thënë se LDK konsideron se nuk është momenti i duhur për protesta.
“LDK nuk është kundër shprehjes së vullnetit të qytetarëve, ne si kryesi e kemi parë se nuk është koha e duhur që ta thërrasim anëtarësinë e LDK për protesta për arsye se na kanë mbetur edhe dy tri veprime që duhet ti bëjmë brenda institucioneve e pastaj për neve është hapi i fundit protesta të cilën nuk e përjashtojmë por nuk do ti përgjigjemi ftesës së VV-së”, ka deklaruar Veliu. /Telegrafi/