Site icon Telegrafi

Veliu falënderon USAID-in për përkrahjen, veçmas në sektorin e bujqësisë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Podujevës, kryetari Veliu, duke falënderuar drejtorin Hope për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritashme të USAID-it për projekte të ndryshme, konfirmoi përkushtimin për thellimin e këtij bashkëpunimi.

“Vlerësojmë shumë përkrahjen e USAID-it në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor në komunën tonë”, tha kryetari Veliu, duke potencuar veçmas përkrahjen e USAID-it në sektorin e bujqësisë.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope shprehu gatishmërinë që USAID të vazhdojë mbështetjen për Komunën e Podujevës në fusha të ndryshme në sferën e zhvillimit ekonomik, që do të gjenerojnë vende të reja të punës, si dhe në përkrahjen e institucioneve të sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version