Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit tashmë në detyrë Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.
E në disa media sot u raportua se Samedin Mehmeti është emëruar në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Por një gjë të tillë e ka mohuar, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Në një prononcim për Telegrafin, Veliu ka thënë se zgjedhja e drejtorit të policisë është në proces. “Zgjedhja e drejtorit është në proces ende”, ka thënë shkurt Veliu.
Samedin Mehmeti është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të policisë tash e tre muaj. /Telegrafi/