Telegrafi

Velipoja çel sezonin e ri turistik veror për këtë vit

Velipoja u bë sot plazhi i parë në Shqipëri që çel sezonin e ri turistik veror 2023.

Me një vijë bregdetare prej më shumë se 8 kilometrash, Velipoja arrin të tërheqë më shumë se 80 mijë pushues në ditë, një pjesë e madhe nga Kosova.

Shqipëria shpreson që edhe këtë vit të rrisë numrin e të huajve që vizitojnë vendin.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas Institutit të Statistikave, Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 1 milion e 75 mijë të huaj, ose rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë./VOA