Kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski është kritikuar edhe nga mbështetësja e tij që deri dje verbërisht mbronte politikat e këtij pushteti, Mirka Velinovska, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në kolumnën e saj të fundit, Velinovska shkruan ”Ne e lexuam intervistën e Gruevskit. Mirë që ka pas një intervistë të tillë por e ka hap zemrën shumë, dhe mendoj se është e panevojshme që një ”nacionalist” si ai të tregojë se prej kur ishte fëmijë e kishte shkruar në zemër se është me Amerikën. A pak i kishim Ahmetin, Zaevin, Thaçin dhe Cërvenkovskin me Amerikën? Çka është kjo, një burrshëtetas të dashurohet në një shtet tjetër?” shkruan mes tjerash Velinovska.
Për intervistën e fundit të Gruevskit për portalin ”Republika” ka pasur kritika nga të gjithë palët. Fjalori për shqiptarët në këtë intervistë ishte ”i zbutur” ndërsa kjo retorikë nuk besohej nga analistët pasi kishte dyshime për sinqeritetin e të njejtit./Telegrafi/