Telegrafi

Velinovska: Gruevskit, as emrin nuk dua t’ja përmendi (Video)

Mirka Velinovska dhe Milenko Nedellkovski me kritika të ashpra kundër Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së. Një ditë para votimeve, ajo ishte e dëshpëruar përse Gruevski nuk ka dërguar asnjë porosi inkurajuese drejt qytetarëve të vendit.

“Gruevskit, as emrin nuk dua t’ja përmendi, ai me krenarinë e tij, mendon se qëllimisht e sulmojmë atë për t’ja dobësuar pozicionin e tij. Ai nuk kupton se pozicionin e ka të keq. Nëpërmjet Pavell Shatev, ndërsa e publikoi edhe Kurir, ai përcjell porosi se vetëm Koce Trajanovski ka dallim dyshifror para Petre Shilegovit. Në komunat tjera ai dallim është vetëm 4.8 ose 9 për qind. Ndërsa Shilegov as që mund t’i afrehot Koces. Të kishin logjikë të shëndoshë do të dërgonin porosi të fortë të inkurajimit të qytetarëve”, tha Velinovska.

Edhe Velinovska, edhe Nedellkovski parashikonin se gara për komunat do të humbej nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/