“Gruevski sipas meje, do të futet në histori të shtetit të Maqedonisë për një ligj, që asnjë nga mediumet, intelektualët dhe as analistët nuk e kanë parë”, deklaroi gazetarja Mirka Velinovska mbrëmë në emisionin “Milenko Nedelkovski Show”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ligji i parë me amandament që e ndryshoi ishte ta mbrojë Maqedoninë nga shitja e pasurisë së saj të brendshme, duke filluar me artefaktet, ujërat e thella dhe ja tani dëgjojmë edhe rezerva të mëdha të naftës. Qeveria e Buçkovskit në Kuvend dorëzoi propozim për shitjen e tokës së vendit. Kjo ishte përgatitja për partneritet trans-atlantik që fshehurazi negocionin për disa vite. Gruevski këtë e ndaloi me një amandament dhe sipas meje kjo është arsyeja që ai nuk është i njohur në elitën euro-atlantike”, the mes tjerash Velinovska./Telegrafi/