Delegacioni i ARM-së, i udhëhequr nga Shefi i SHM-së pranë ARM-së, gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski gjatë ditës së djeshme në suaza të vizitës së punës në shtetin federal të SHBA-së-Vermont, realizoi takim me nikoqirin e tij, komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor Stiven K., njoftuan nga ARM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për aktivitetet aktuale në bashkëpunim ushtarak, posaçërisht në pjesën e trajnimit dhe aktiviteteve stërvitëse, njofton AIM.
Poashtu janë prezantuar aktivitetet e përbashkëta dhe kapacitetet, ndërsa gjeneralët kanë shprehur kënaqësinë nga realizimi i bashkëpunimit të deritanishëm.
Vizita në Vermon vazhdon edhe gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/