Site icon Telegrafi

Veliçkovski: Do ta forcojmë klasën e mesme me projekte të ndryshme

Kryetari i Partisë Liberale të Maqedonisë, Ivon Veliçkovski, sot kishte takim me banorët e Draçevës, ku paralajmëroi se do të konsolidojë institucionet dhe do të angazhohen për përmirësimin e jetës së klasës së mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për më shumë se 30 mijë familje, kemi projektin “Koncept solidarizues”, me të cilin do të krijojmë një fond, për të ndihmuar qytetarët që janë në gjendje të vështirë financiare”, tha mes tjerash Veliçkovski.

Ai gjithashtu tha se populli më është vetëdijësuar dhe e ka kuptuar se, katër partitë që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos nuk mund të zgjedhin./Telegrafi/

Exit mobile version