Site icon Telegrafi

Veliçkovski premton lirimin e energjisë elektrike

Këto zgjedhje janë për konsolidimin e institucioneve, për sundimin e ligjit, lirisë ekonomike dhe të marrëdhënieve shoqërore, për lehtësimet e qytetarëve, dhe jo për kushtetutë, gjuhë dhe federalizim, porosit sot nga Koçani kryetari i Partisë Liberale dhe bartës i Listë në NJZ 1, Ivon Veliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një takim me qytetarët, Veliçkovski ka promovuar edhe programin zgjedhor të partisë.

‘Ne duhet të ç’lirojmë lidhjet ekonomike dhe bankat të jenë në mbështetje të biznesit dhe jo të mbështesin buxhetin e shtetit. Edhe bankat do t’i ç’lirojmë nga problemi që të ruajë paratë që nuk kanë rangim dhe në fakt të hyjnë në spirale përsëri dhe përsëri vetëm e vetëm për të blerë euro obligacionet…’, tha Veliçkovski.

Paralajmëroi energji elektrike më të lirë dhe shfuqizimin e ndalimit total të duhanit në objektet hotelierike./Telegrafi/

Exit mobile version