Për Partinë Liberale të Maqedonisë të udhëhequr nga Ivon Veliçkovski, zgjedhjet e 11 dhjetorit janë zgjedhje për konsolidimin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se pas këtyre zgjedhjeve duhet të konsolidohen institucionet, sepse nuk ka përparim nëse nuk shtet të organizuar dhe institucione stabile.
Veliçkovski shtoi se detyrë e liberalëve është që t’i mbledhin taksat dhe në emër të qytetarëve, në mënyrë racionale t’i përdorin, për nevojat e qytetarëve./Telegrafi/