Bartësi i listës së Partisë Liberale në NJZ 1, Ivon Veliçkovski dhe kandidatët për deputetë të Ljupço Arsovski, Petar Gorobinski dhe Jasmina Dimovska mbrëmë në një takim me banorët në Karposh 1 në Shkup kanë prezantuar qëllimet partiake në pjesëmarrjen e zgjedhjeve 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nuk udhëhiqemi nga ajo që dëshiron të dëgjojë shumica, por nga nevoja – nuk do të iu pëlqejmë të gjithëve, por do të kemi edhe mbështetjen e atyre me të cilët ndajmë vlera’, tha Veliçkovski.
Ai u bëri thirrje banorëve të Shkupit, garanton se nuk do të ketë koalicion të gjerë, do të mbeten në ato parime themelore dhe të mundësojë që qeveria e ardhshme të jetë pa OBRM-PDUKM dhe BDI-në. /Telegrafi/