Kryetari i Partisë Liberale (PL) Ivon Veliçkovski mendon se kryetari Gjorge Ivanov ende nuk e ka kuptuar dëmin që e ka bërë me vendimin për të falur polilikanët të cilët janë nën hetime, në të kundërtën, ai do ta tërhiqte vendimin dhe do të jepte dorëheqje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos duhet të nisin procedurë për kërkim përgjegjësi nga kryetari Ivanov, ku vendimi i tij duhet të jetë njëra nga pikat për daljen nga kriza e tanishme.
Veliçkovski propozon që LSDM, VMRO-DPMNE, PDSH dhe BDI të vendosin bashkarisht për shtyrje të zgjedhjeve dhe mbështetje publike për Prokurorinë Speciale Publike (PSP)./Telegrafi/