Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski sot në selinë e NATO-s në Bruksle do të marrë pjesë në mbledhjen e 176-të të komitetit ushtarak të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Veliçkovski do të drejtohet në dy sesione, në të cilat do të marrin pjesë shefa të shtatmadhorive të vendeve-pjesëmarrëse në misionin ‘Mbështetje vendimtare’ dhe vendet-partnere të NATO-s, njofton AIM.
Mbledhja e Komitetit ushtarak të NATO-s mbahet dy herë në vit, me qëllim që të shqyrtohen misionet dhe operacionet aktuale të NATO-s, si dhe të sigurohen këshilla ushtarake të Aleancsë në përballjen me sfidat globale të sigurisë. /Telegrafi/