Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një deklaratë befasuese këtë mbrëmje, kur tha se në këto momente PS nuk duhet t’i hipë vetja në qejf me këtë rezultat në zgjedhje.
“Mallkimi më i madh që mund t’i ndodhë PS-së në këto momente është t’i hip vetja në qejf”, tha ai.
Teksa KQZ ende nuk flet për mandatet në Tiranë, Veliaj tha: “18 mandate në Tiranë përgjegjësi e jashtëzakonshme”.