Site icon Telegrafi

Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor, pezullohet mësimi në kopshte dhe çerdhe

Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.

Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi I këtyre objekteve.

“Sot pezullohet mësimi në gjithë shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet të verifikojmë çdo objekt e të mos rrezikojmë fëmijët! Faleminderit për mirëkuptimin në një situatë aspak të lehtë! Disa palestra do të rrinë hapur për strehim provizor”, shkruan Veliaj.

Lexo po ashtu Edi Rama reagon pas tërmetit të fuqishëm: Fatkeqësisht kemi jetë të humbura, ta ruajmë qetësinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e para të mëngjesit, qytetin e Durrësit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të riterit është ndierë edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi. /TCH/

Exit mobile version