Site icon Telegrafi

Velberti i Gjermanisë mori vendim për binjakëzim me Podujevën

Këshilli i Komunës së Velbertit të Gjermanisë ka marrë vendim për binjakëzimin me Komunën e Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook.

Veliu me këtë rast ka falënderuar kryetarin e Velbertit, z.Dirk Lukrafka, anëtarët e Këshillit dhe të gjitha strukturat e këtij qyteti, të cilat punuan së bashku me ekipet e Komunës së Podujevës deri në finalizimin e këtij procesi.

Kryetari Veliu ka falënderuar edhe bashkatdhetarin llapjan, i cili jeton në Velbert, Rrahman Islami, për angazhimin disavjeçar deri në finalizimin e miqësisë mes dy komunave.

Pas këtij vendimi, gjatë kësaj jave do të vijë për vizitë në Podujevë kryetari i Velbertit, me të cilin, kryetari Veliu, në një ceremoni solemne do ta bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version