Edhe tri vetura të tjera janë djegur mëngjesin e së shtunës në veri të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.
Përmes një shkrimi në Twitter, Vela ka thënë se strukturat e paligjshme të Serbisë po i synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ai.
Criminal campaign of burning cars in north Kosovo continues! Three more cars were burnt today early in the morning.
Serbia’s illegal structures are now targeting local Serbs that they consider are cooperating with ?? institutions.
Every perpetrator will be brought to justice!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 15, 2023
Ndryshe, së fundmi janë raportuar disa raste të djegies së veturave në veri të vendit.
Ditë më parë, Vela ka deklaruar se Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të penguar jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit që pritet të mbahen në komunat në veri. /Telegrafi/