Site icon Telegrafi

Vela: Serbët vendas që kanë studiuar në Mitrovicë të veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës ka thënë se vendi ynë është duke i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel nga dialogu Kosovë-Serbi.

Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qytetarët serb të Kosovës të cilët kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tash mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verfikimin.

E sipas tij, Serbia nuk e bën të njëjtën gjë për të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, në Serbi.

Lexo po ashtu Vela i reagon Petkoviqit: 'Petre, mos leh', vota e Serbisë në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet

“Kosova po bën pjesën e saj në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Serbët vendas që kanë studiuar në Universitetin e Mitrovicës së Veriut tani mund të dorëzojnë diplomat e tyre për verifikim.

Nga ana tjetër, Serbia nuk i verifikon të gjitha diplomat e lëshuara nga universitetet dhe kolegjet në Kosovë”, ka shkruar Vela. /Telegrafi/

Exit mobile version