Telegrafi

Vela reagon pas deklaratave të Vuçiqit: Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit

Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë.

Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiqi është duke e keqpërdorur Listën serbe për të nxitur tensione në Kosovë.

Sipas tij, presidenti serb është duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për targat.

Lexo po ashtu Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS”, ka thënë ai.

Vela po ashtu theksoi se Vuçiq, është duke bërë kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës, kjo pasi siç ka shkruar shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Osmani “”. /Telegrafi/