Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili ka thënë se kufijtë e Kosovës janë kufijtë e Serbisë.
Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Petkoviqi e di më së miri ku janë kufijtë e Kosovës, sepse e shënon në kërkesat e tij për ta vizituar shtetin tonë.
“Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Vela, përcjell Telegrafi.
Vela gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratës së Petkoviqit se Lista Serbe është parti e serbëve etnikë të Kosovës.
“Lista Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ai.
Shefi i kabinetit të Presidentes ka ironizuar edhe me vizitën e delegacionit të Serbisë në Kinë, në të cilin bën pjesë edhe Petkoviq, duke pyetur “Petre a ndjeni akoma lodhje nga ekskursionin tuaj në Kinë?”
Petre still jet lagged from your excursion to China?
Of all Serbia’s officials, you know best where the borders of 🇽🇰 are, which you duly note in your requests to visit Kosovo.
SL is registered at the Central Election Commission of the Republic of Kosovo – according to 🇽🇰 laws. https://t.co/4H8fBwjKvh
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 1, 2023
Ndryshe, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka theksuar sot se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet në veri.
Ai gjithashtu ka thënë se tashmë dihen kufijtë e Kosovës.
Ambasadori amerikan gjithashtu ka kërkuar depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri.
Ai para mediave ka thënë se SHBA-ja kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura. /Telegrafi/