Blerim Vela nuk do të jetë më shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga Presidenca kanë konfirmuar se shefi i stafit Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë dhe se ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e saj se vendimi është nënshkruar sot, më 30.11.2023, ndërsa hyn në fuqi nga data 01.12.2023.
Largimin nga Presidenca e ka konfirmuar edhe vet Vela.
Ai në një postim në X shkruan se ishte nder dhe privilegj të shërbente në Presidencë.
“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes.
Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin”, shkruan ai.
Ndryshe, së fundmi Vela ishte në qendër të kritikave për një status në platformën X që kishte të bënte me gazetarin Fahri Musliun dhe që ndërlidhej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/
Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes.
Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar.
Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes.
1/2 pic.twitter.com/PByFdd2Jz4
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 30, 2023