Shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, në mbledhjen e djeshme të Këshillin e Sigurimit.
Fjalimin e kryediplomatit serb, Vela e ka krahasuar me thënien e Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.
“Ajo çfarë tha dje Selakoviq për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiqit (babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur” , ka shkruar Vela në profilin e tij zyrtar, transmeton Telegrafi.
What we witnessed yesterday from #Serbia’s Selaković at the @UN Security Council meeting on #Kosovo is classical application of Dobrica Ćosić’s (“father pf Serb nation”) famous saying:
“Lie is a form of Serbian patriotism and a confirmation of our innate intelligence”#Exposed pic.twitter.com/jluhhcd7w1
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 16, 2021
Ndryshe akademiku serb, Dobrica Qosiq – avokuesi kryesor dhe më i zëshëm i ndarjes së Kosovës, konsiderohet edhe si “baba i kombit serb”.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit ka pasur përplasje mes presidentes Osmani dhe ministrit të jashtëm serb, Selakoviq. /Telegrafi/