Site icon Telegrafi

Vela nga Presidenca: Kryetarët e dorëhequr, tradhtuan qytetarët e tyre

Kryetarët e komunave me shumicë serbe, që dhanë dorëheqje, i kanë tradhtuar qytetarët e tyre.

Kështu ka thënë shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës Blerim Vela përmes një statusi në Twitter.

Vela ka shtuar se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.

“Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar ai.

 

Exit mobile version