Site icon Telegrafi

Vela: Dera e Presidencës është çdoherë hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela ka ftuar për bashkëpunim gjithë subjektet e spektatorit politikë kur janë në pyetje temat e mëdha si dialogu.

Vela përmes një postimi në twitter, ka kritikuar në mënyrë indirekte qasjen e liderëve të subjekteve opozitare në raport me ngjarjet në veri.

“Përkundër zhurmës së “pakoordinuar”, puna e koordinuar me aleatët vazhdon. Është mirë që ca politikanë të ri të jenë më guximtar dhe parimor sepse bashkimi rreth temave kombëtare na bënë më të fortë. Dera e Presidencës është çdoherë hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë”, ka shkruar Vela.

Lexo po ashtu Zhvillimet në veri, Osmani takon Kurtin e Konjufcën – opozita bojkoton takimin

Kujtojmë pas ngjarjeve në veri të vendit presidentja kishte ftuar një takim me përfaqësues të subjekteve politike derisa, partitë opozitare kishin refuzuar pjesëmarrjen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, si dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend./Telegrafi/

 

Exit mobile version