Sot në emisioni “Samo Vistina” ishte i ftuar Abdyladi Vejseli i cili foli për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku ai tha se në rrethin e dytë do të ashpërsohet retorika për fitimin e votave të shqiptarëve.
“Blerim Reka nuk ka mundësi që të del në rrethinë e dytë, por do të ashpërsohet retorika në bllokun shqiptar për shpërndarjen e votave tek të dy kandidatët tjerë”, tha Veseli.
Veslei foli edhe për marrëveshjen e Prespës të nënshkruar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dhjetë vjet kemi pritur zgjidhje dhe konkretisht e fituam, Greqia është në listën e një nga vendeve që kemi ngritur marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Veseli./Telegrafi/