Telegrafi

Vejseli: Ky nëntor do të mbahet mend, PPD-ja do të rikthehet (Video)

Partia për Prosperitet Demokratik ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Festojmë gjithë së bashku sepse është dita më e madhe për shqiptarët. Sot nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka dhe u flijuan për komb. Të nderojmë rilindasit tanë që na sollën lirinë. PPD do ta shpallë 28 Nëntorin, ditë feste për shqiptarët në Maqedoni”, theksoi Vejseli./Telegrafi/