Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski edhe 33 deputetë nuk kanë munguar në asnjë seancë plenare që Kuvendi i mban në periudhën janarqershor të vitit 2016, tregojnë rezultatet nga numri i 17-të i publikimit “Deputeti im” që u prezantua sot.
Në seancat plenare më shumë për diskutime, 26 herë është paraqitur deputeti Goran Sugarevski nga LSDM-ja pas çfarë vijojnë bashkëpartiakët e tij Marijanço Nikollov me 23 dhe Tomislav Tuntev me 22 paraqitje. Sugarevski njëherit ka edhe numër më të madh të replikave 107, ndërsa pas tij janë Nikollov me 73 dhe Tuntev me 63 replika.
Sugarevski është edhe deputet me numër më të madh të intervenimeve procedurale 42, para Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE-ja me 34, Talat Xhaferi nga BDI-ja me 16 dhe Zoran Iliovski nga VMRODPMNE me 10.
Më shumë amendamente 1.087 ka parashtruar Goran Milevski nga PLD pas çka vijojnë Julija Siljanovska nga LSDM-ja me 937 dhe deputeti i pavarur Zulfi Adili me 928 amendamente.
Numër më të madh të propozim ligjeve 12, megjithatë, ka parashtruar grupi i deputetëve të LSDM-së, numër më të madh të pyetjeve të deputetëve kanë parashtruar Nora Aliti nga BDI katër, Daniel Rangelova nga VMRO-DPMNE tre, dhe Tomislav Tuntev tre, ndërsa numër më të madh diskutimesh në seanca të trupave punues ka Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE 36 para Mariajnçi Nikollovit me 21 dhe Lidija Dimova nga LSDM-ja 20.
Në seancat plenare aspak nuk kanë diskutuar 15 deputetë mes të cilëve janë edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, ndërsa në seancat e trupave punues për diskutim nuk janë paraqitur 19 deputetë mes të cilëve Ali Ahemti dhe Thaçi.
Më shumë mungesa të arsyeshme nga seancat plenare kanë Hazbi Lika nga BDI-ja (65) pas ç’ka vijojnë Ali Ahmeti me 64, Menduh Thaçi me 63 dhe Artan Grubi me 61.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duke filluar nga gushti i vitit 2006 rregullisht e jep publikim “Deputeti im” në të cilin mund të gjenden të dhëna për aktivitetin e deputetëve në Kuvend dhe trupave kuvendor. /Telegrafi/