Telegrafi

Vedati i “Stupcave” viziton policet e Kosovës për 8 mars, iu bën një premtim interesant

Foto: Vedat Bajrami/Instagram

Humoristi i njohur, Vedat Bajrami, nuk ka munguar me një urim për Ditën e gruas në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës së premte vendosi t’i vizitojë disa nga gratë që punojnë në Policinë e Kosovës.

Bajrami publikoi në Instagram disa fotografi nga vizita e tij tek policet, teksa në mbishkrimin e fotografisë tregoi një premtim interesant që iu ka bërë atyre.

“8 Marsi, ju premtova zonjave që asnjëherë nuk qoj dorë të gruaja, nëna, motra dhe vajza se për babën ju kam premtuar që kurrë dorë s’i kam kthy, aty këtu ndonjë shkelm për hajgare”, ka shkruar Vedat Bajrami në Instagram.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave, të cilët në komente kanë treguar se sa shumë kanë qeshur me këtë status të tij.

Vedati përndryshe bashkë me kolegët e tij Mensurin dhe Osmanin, vazhdojnë të argëtojnë publikun me humor në grupin e tyre humoristik “Stupcat”. /Telegrafi/