Hip hop ylli, Gjiko, pritet të publikojë së shpejti projektin e ri të tij të titulluar “Papuqe Gucci”.
Reperi ka kohë që po punon në këtë këngë, pas një vere spektakolare të tij me shumë koncerte.
Ai projektin e ri e ka punuar te RedBox Entertainment, që është shtëpia e hiteve shqiptare, teksa klipin po e xhiron, Valon Aziri.
Ajo që do ta veçojë klipin pritet të jenë papuçet nga brendi Gucci si edhe titullohet kënga, e cila do të jetë mjaft komike.
Kjo pasi që në këtë klip pritet të jetë protagonist edhe aktori i njohur i Stupcave, Vedat Bajrami.
Gjiko pos koncerteve, pati edhe një aksident gjatë verës, prej ku veturën e tij BMW e zëvëndësoi me një Porsche Cayenne.
Ndryshe, reperi është në lidhje me prezantuesen, Elita Rudi, me të cilën edhe po bashkëjeton dhe ka një lidhje mjaft të fortë. /Telegrafi/