Telegrafi

Vedati i Stupcave heq dilemat, tregon ku i ka mbjellë flokët

Gjithkujt i ka rënë në sy reklamat për mbjelljen e flokëve dhe disa nga ato, karakter kryesor, kanë pasur aktorin Vedat Bajrami.

Ndërkohë, zërat dyshues nëse Vedati vërtetë ka mbjell flokët, janë shuar kur ai, gjatë një bisede me Artanin në “Big Brother VIP”, ka treguar se si e ka realizuar reklamën dhe i ka thënë se ia ka besuar “Ozone Hair Clinic” për ta bërë mbjelljen e flokëve.

“I bëra flokët në Ozone Hair Clinic, i kam mbjellë aty! Mandej mu patën gju këso klinika falco, jo te na i ka mbjell, jo te na i ka mbjell”, i shpjegoi Vedati-Artanit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por Vedati nuk u ndal me kaq. Ai tregoi se kishte bërë reklamë edhe për një klinikë tjetër në Shqipëri, por aty kishte vendosur një parukë dhe nuk ia kishte besuar mbjelljen e flokëve.

“Ja pata bo edhe dikujt tjetër një reklamë, por aty kam pas vendos maskë, ja pata bo dikujt ma moti në Shqipëri një reklamë, por aty kam pas maskë, e kam pas paguar special një italian për maskë me u duk që jam qel, e mandej janë mundu me ma keqpërdor”, ka vazhduar aktori Vedat Bajrami.

Vedati është një nga banorët më të dashur për publikun kosovar, dhe finalist në sezonin e parë të “Big Brother VIP Kosova”.