Telegrafi

Vedati konsideron se disa nga banorët nuk kanë çfarë të japin më dhe përpiqen të bëjnë debate të ashpra

(Foto: Screnshot/BBVK)

Vedat Bajrami e ka analizuar strategjinë e lojës së disa prej banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Pasditen e të enjtes, komiku ka biseduar me Bruno Pollogatin dhe Gresa Hotin duke thënë se shumë prej banorëve janë konsumuar.

Lexo po ashtu “Kam parë tmerrin me sy, ka pasur shumë vdekje” - rrëfimi emocionues i Vedat Bajramit për fëmijërinë e të kaluarën

Sipas tij, derisa po afrojnë mbrëmjet e fundit të spektaklit, secili përpiqet të bëjë ndonjë debat të ashpër.

“Në mungesë të asaj se nuk kanë çfarë të japin, po duan që me secilin ta kenë nga një debat të ashpër”, ka thënë Vedati.

Lexo po ashtu Garë e fortë në nominimet e BBVK: Xhuli, Stresi, Mbresa, Melisa, Artani dhe Vedati

Tutje, ai ka theksuar se me veprime të tilla nuk dalin mirë, përkundër tentativave. /Telegrafi/