Vedat Ademi dhe Vullnet Ibraimi i kanë bashkuar forcat për të ardhur me një duet në këtë fund të vitit.
Kënga mban titullin “Më mirë me zemër” dhe është një baladë e zhanrit pop-rok.
Muzikën e ka bërë Vullneti, i cili e ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.
Videoja muzikore është realizuar nga Boen Production dhe Nik Morina. /Telegrafi/