Telegrafi

Vedat Muriqi gjen golin e parë me Lazion, zhvlerëson golin e Gjimshitit dhe barazon rezultatin ndaj Atalantas

Vedat Muriqi ka shënuar tashmë golin e parë zyrtar me klubin italian, Lazion.

Lazio ka gjetur shpejtë golin e barazimit në ndeshje ndaj Atalantas, e cila kaloi në epërsi më shënimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti (7′).

Klubi kryeqytetas ka arritur t’i kundërpërgjigjet me anë të shqiptarit tjetër, sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ka arritur të shënojë në minutën e 17-të për barazimin 1-1.

Sulmuesi prizrenas shënoi gol të bukur me kokë pas asistimit të Francesco Acerbit.

Ky ishte goli i parë zyrtar për Muriqin me fanellën e Lazios. /Telegrafi/