Telegrafi

Vedat Muriqi vazhdon me gola, shënon dy herë përballë Kayserisporit

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.

Sulmuesi nga Kosova ka arritur të shënojë edhe dy gola tjerë me fanellën e Rizesporit.

Muriqi e ka nisur nga minuta e parë për skuadrën e tij ndeshjen ndaj Kayserisporit.

Prizrenasit i kanë mjaftuar 22 minuta lojë për të shënuar golin e parë në ndeshje.

Pas një tollovie në zonë, Muriqi u gjend mirë afër golit dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.

Ndërkohë Muriqi arriti të realizojë nga penalltia në minutën e 65-të për ta ngritur epërsinë e ekipit të tij në 3-0.

Me dy golat ndaj Kayserisporit, prizrenasi ka arritur në koutën e dhjetë golave në kampionat.

Përveç dhjetë golave të shënuar, Muriqi këtë edicion ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. /Telegrafi/