Telegrafi

Vedat Muriqi vazhdon formën e lartë dhe golat me Rizesporin në Turqi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar fomën e mirë dhe golat me skuadrën e tij Caykur Rizespor në Turqi.

Rizespor ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Akhisarspor me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën Turke.

Njëri nga më meritorët e kësaj fitore të Rizespor ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Sulmuesi shtatlartë arriti të tund rrjetën në minutën e 72-të të ndeshje duke kaluar ekipin e tij në epërsi 2-1.

Ky gol i Muriqit erdhi nga afërsia në stilin e një sulmuesi tipik të zonës.

Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit prizrenas këtë sezon në Superligën turke, teksa ka bërë edhe pesë asistime.

Në anën tjetër, Rizespor ka dal nga zona e rënies dhe tani gjendet në pozitën e 15-të me 18 pikë të tubuara. /Telegrafi/