Telegrafi

Vedat Muriqi: Shpresojmë të vazhdojmë kështu e të arrijmë Euro 2020

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur kënaqësinë për fitoren me rezultat 4-0 ndaj Azerbajxhanit.

Kosova ishte e papërmbajtshme ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Djemt tanë shënuan plot katër gola duke mos u kontestuar asnjëherë nga mysafirët që kërkonin fitoren.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

Muriqi pas takimit deklaroi se shpreson se ekipi do të vazhdojë kështu edhe në gjysmëfinale për të siguruar kualifikimin në Euro 2020.

“Është diçka e jashtëzakonshme. E arritëm atë që deshëm. Shpresoj që në vitin 2020 të vazhdojmë kështu në gjysmëfinale dhe të arrijm në Kampionatin Evropian (Euro 2020”.

“Jemi bërë ekip i mirë, me këta tifozë shpresoj t’i bëjmë të lumtur”, deklaroi Muriqi për Supersport pas ndeshjes.

Kosova e përfundoi kampanjën në grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve si lidere dhe do të luajë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë në kërkim të finales e cila përcakton skuadrën që kualifikohet në Euro 2020. /Telegrafi/