Telegrafi

Vedat Muriqi shënon në shtesë dhe ia siguron një pikë Rizesporit në udhëtim

Foto: Caykur Rizespor/Twitter

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola në Superligën e Turqisë me ekipin e Rizesporit.

Muriqi po vazhdon çdo ditë e më shumë të tregohet vendimtar te skuadra e tij.

I tillë është treguar edhe sot (e shtunë) në barazimin 2-2 në udhëtim te Ankaragucu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Sulmuesi prizrenas ka arritur të shënoj në minutat shtesë golin e barazimit dhe t’ia sigurojë një pikë ekipit të tij.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 92-të dhe u shënua nga pika e bardhë.

Me këtë gol, shtatlarti nga Kosova ka arritur në kuotën e 14 golave në këtë sezon në Turqi, ndërsa ka edhe shtatë asistime.

Forma e mirë dhe golat e shumtë kanë bërë që Muriqi të jetë shumë i kërkuar nga klube të njohura brenda Turqisë, por edhe në Itali dhe Angli. /Telegrafi/