Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi shënon gol të bukur në humbjen e Rizepsorit ndaj Galatasarayt

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Vedat Muriqi nuk ka arritur ta shpëtojë Rizesporin nga humbja ndaj Galatasarayt. Skuadra e sulmuesit shqiptar është mposhtur nga rivali i Superligës së Turqisë me rezultat, 2-3.

Galatasaray kaloi e para në epërsi duke shënuar në minutën e nëntë me anë të Sofiane Feghouli.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Vedat Muriqi (45’) arriti t’i barazonte shifrat në 1-1.

Pjesa  dytë filloi më mirë për Rizepsor duke arritur që ta përmbysë rezultatin me anë të Aminu Umar, i cili realizoi në minutën e 76-të.

Por, Galatasaray nuk u dorëzua deri në fund, ndërsa Mbaye Diagne shënoi golin e barazimit (90’+1) dhe atë të fitores (90’+6).

Pas javës së 32-të, Galatasaray është në vendin e parë me 66 pikë,  ndërsa Risepori i Muriqit është në të nëntin me 40 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version