Fenerbahce ka arritur një fitore shumë të vështirë në shtëpi ndaj Kayserispor, duke triumfuar krejt në fund me rezultat 2-1.
Trajneri i Fenerbahces, Tahir Karapinar, kishte vendosur ta ruajë Vedat Muriqin, duke e ulur në bankë në fillim të ndeshjes, pasi në mesjavë luan ndaj Trabzonsporit, e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Ndeshja nisi keq për Fenerin, pasi u ndëshkua me karton të kuq kapiteni Ozan Tufan.
Starting XI! ? pic.twitter.com/lXhAAbHwu3
— Fenerbahçe English (@Fenerbahce_EN) June 12, 2020
Pjesa e parë u mbyll baras, ndërsa Kayseri kaloi epërsi 1-0 në fillimin e pjesës së dytë me Bernard Mensah.
Pas golit në fushë u fut Vedat Muriqi, ndërsa Fenerbahce filloi ta kërkojë golin e barazimit.
Sulmuesi ynë barazoi shifrat në minutën e 87-të duke e kthyer një penallti në gol (1-1).
https://www.youtube.com/watch?v=99PlbS1gB0E&feature=share&fbclid=IwAR3N-s-YmnHqZidniUwfu_8oOzYM8Myr_8y6c0ZKX1hJ6IPp5ao-bRBnkF0
Krejt në fund shënoi Luis Gustavo një gol shumë të bukur për fitoren e Fenerit me rezultat 2-1.
88th minute winner for Fenerbahce scored by the Brazilian Luis Gustavo. Stunner. https://t.co/yehvPUEln7
— Fantasy Scout 11 (@FantasyScout_11) June 12, 2020
Ky ishte goli i 14-të në kampionat për Vedat Muriqin. /Telegrafi/