Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka dalë negativ në testin për coronavirus.
Këtë gjë e ka zbuluar agjenti i futbollistit të Fenerbahces, Haluk Cantar.
“Testet e COVID-19 të Vedat Muriqit dhe Serdar Azizit, dy lojtarë të cilët i përfaqësoj unë, ishin negative”, ka shkruar Cantar në rrjetet sociale.
Gjatë ditës, një futbollist dhe një anëtar i stafit të Fenerbahces, kishin dalë pozitiv me këtë virus.
Ata janë dërguar në spital për t’u ritestuar dhe për të marrë tretman. /Telegrafi/