Telegrafi

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol të çmendur nga distanca ndaj Konyasporit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin dhe golat me skuadrën turke, Fenerbahce.

Fenerbahce ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Konyaspor në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në Superligën e Turqisë.

Njëri nga golat e kësaj fitore të vendasve erdhi pikërisht nga sulmuesi në formë i Kosovës, Vedat Muriqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Sulmuesi prizrenas arriti të shënoj një supergol nga distanca për të vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.

Goli i Muriqit erdhi në minutën e 82-të të takimit pas asistimit të Mauricio Islas.

Ky ishte goli i pestë i yllit të Kosovës këtë sezon me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shënuar gola edhe në Kupë. /Telegrafi/