Telegrafi

Vedat Muriqi: Ndeshje e rëndësishme, kthehemi me një pikë

Vedat Muriqi e ka vlerësuar pozitivisht barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët morën një barazim të madh 1-1 në udhëtim te Izraeli, edhe pse ishin afër të merrnin të tri pikët.

Ky barazim ka lënë shije të mirë të sulmuesi i Kosovës, Muriqi, i cili pas kësaj pike, shpreson një fitore ndaj Andorrës në Prishtinë.

Lexo po ashtu Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për neve. E kemi ditur që Izraeli janë ekip i fortë. Janë favorit i grupit me Zvicrën”, ka thënë fillimisht Muriqi pas ndeshjes.

“Kemi punuar shumë dhe sot kthehemi me një pikë. Ka pasur raste kur e humbëm kontrollin”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Izrael 1-1 Kosovë: Rashica më i miri te Dardanët

“Ka qenë ndeshje që kemi mundur me humb, por edhe me fituar”.

“Na duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe me mbyll këtë muaj me katër pikë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/