Telegrafi

Vedat Muriqi: I lumtur që kthehem pas një kohe të gjatë, ndeshjet me Shqipërinë janë vëllazërore

Sulmuesi i Lazios dhe Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkruar për ndeshjen që zhvillohet të mërkurën ndaj Shqipërisë.

Sipas sulmuesit shtatlartë që ka bërë karrierë në Shqipëri me klube si Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit, ndeshjet ndaj kombëtares kuqezi janë gjithmonë vëllazërore.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë”.

“Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi.

Sulmuesi kthehet te luajë te Kosova pas një viti, ku kishte probleme me lëndimet. /Telegrafi/