Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi kërkohet nga dy klube të Serie A

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriq ka oferta edhe nga jashtë Turqisë, më konkretisht nga kampionati italian, Serie A.

Forma e mirë e Vedat Muriqit në sezonin e shkuar ka bërë që klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce të shprehin interesim për të.

Por, sot në Itali raportojnë që për Muriqin ka interesim edhe nga Serie A, më konkretisht nga Sassuolo dhe Torino.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Vedat Muriqit

Tuttomercatoweb shkruan që të dyja klubet janë duke e përcjellë situatën e Muriqit dhe shumë shpejt mund të ketë edhe oferta zyrtare për 24-vjeçarin.

Muriqi ka realizuar 17 gola dhe 8 asistime në sezonin e shkuar në Super Ligën e Turqisë me skuadrën e Rizespor.

Exit mobile version