Site icon Telegrafi

Vedat Muriqi: Kam biseduar me presidentin, do ta respektoj kontratën me Rizespor

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Sulmuesi i Kosovës dhe i Rizespor, Vedat Muriqi, ka reaguar pas lajmeve të shumta rreth të ardhmes së tij.

Ai përmes rrjeteve sociale tregon se ka pasur bisedime telefonike me presidentin e klubit Hasan Kartal ku ka sqaruar shumë gjëra rreth të ardhmes së tij.

“Sonte kam pasur një bisedë telefonike me Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes”.

“Dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar”, ka shkruar.

https://twitter.com/TFNews1923/status/1146876013437181957

Kontrata e tij mbyllet më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Muriqi në ditët e fundit ka qenë i lidhur me klubet e mëdha të Turqisë si Galatasaray dhe Fenerbahce.

Madje u flit se ai ka marrëveshje personale me klubin e Galatas. /Telegrafi/  

Exit mobile version